T E T O V A

ORGANET DREJTUESE DHE TE ADMINISTRATES TE KOMUNES SE TETOVES
Per kryerjen e puneve te caktuara administrative, profesionale dhe te puneve te tjera ne suazat e kompetencave, per te cilat vendos pavaresisht komuna, si dhe per kompetencat e besuara, formohen organet drejtuese te komunes.
Organet drejtuese formohen si inspektorate, seksione, sektore dhe referate.
Organet drejtuese te Komunes:
- pergatisin akte per Keshillin e Komunes, perkatesisht per kryetarin e Komunes;
- ushtrojne kontroll inspektimi;
- bejne pune profesionale per Keshillin, perkatesisht per kryetarin e Komunes;
- marrin akte individuale;
- ndjekin problematiken ne lemin e kompetences se vet, bejne analizen e gjendjes, marrin iniciativa dhe i japin propozime kryetarit, perkatesisht Keshillit per zgjidhjen e tyre dhe
- kryejne edhe pune te tjera qe do t'ua besoje Keshilli, perkatesisht kryetari i Komunes.
Per kryerjen e puneve administrative, te pergjithshme juridike, kontabiliste - financiare, teknike dhe te puneve te tjera, formohen organe te administrates se Komunes.
Organet e administrates formohen si sherbime, zyra dhe noteri.
Organet e administrates se komunes:
- marrin pjese ne pergatitjen e seancave te Keshillit te Komunes dhe te trupave te tij te punes;
- kujdesen per rregullimin dhe ruajtjen e akteve te nxjerra nga Keshilli dhe kryetari i Komunes;
- kryejne pune jurdike, financiare dhe te pergjithshme per sendertimin e funksioneve te organeve te komunes;
- kryejne pune per sendertimin e interesave te drejtperdrejta te qytetareve nepermjet te formave te vetadministrimit te vendit;
- kryejne edhe pune te tjera.
Organet drejtuese dhe te administrates i themelon Keshilli i Komunes me vendim te vecante me te cilin rregullohet se afermi organizimi, menyra dhe fusheveprimi i punes.
|