Klubi Fudbollistik "JEHONA" F.Pershefce

Klubi futbollistik "Jehona" ne Pershefce, ne rradhet e veta tubon te rinjte me te talentuar te kesaj discipline me te popullarizuar sportive. Pas nje pauze mbi njevjecare, ai prej fillimit te prillit serish u riaktivizua dhe ne kete drejtim zhvillon aktivitete te shumta dhe intenzive. Lidhur me keto ceshtje dhe me problemet tjera me te cilat ballafaqohet Klubi, zhvilluam nje bisede me z. Alit Dearin, trajner i pare, i cili tete qenien dhe jeten e tij ia kushtoi sportit komunal ne pergjithsi, e ne rradhe te pare futbollit, duke filluar si junior e senior i ekipeve te ndryshme sportive, e me vone si ekspert dhe punetore i palodhshem dhe i dalluar sportiv. Bashkebiseduesi i yne qe ne fillim e prezentoi historikun e shkurter te Klubit Futbollistik "Jehona ne Pershefce i cili eshte themeluar ne vitin 1996, me angazhimin e punetoreve tane sportiv dhe te te rinjeve tane entuziaste dhe dashamire te shumte te futbollit. Prej themelimit te tij, pas nje vit garash ne ligen Nderkomunale Tetove e zuri vendin e pare, para KF "Tearces", "Vellazerimi", etj. dhe keshtu arriti te drejten per kualifikime ne garat e metutjeshme. Ne garat kualifikuese e mundi Klubin Futbollistik "Liria" nga Fshati Zheline. Ne kete nivel garash, edhe pse arriten rezultate solide, moren pjese vetem nje gjysem sezoni. Pershkak te rrethanave te krijuara politike gjendjes se luftes, klubi qe i detyruar t'i nderpreje te gjitha aktivitetet, prandaj edhe te hjeke dore prej garave te metutjeshme nga Liga e fshatrave te Tetoves. Kjo pauze zgjati gati dy vite. Megjithate nuk u nderprene te gjitha aktivitete sportive. Punetoret sportiv dhe rinia, edhe ne keto kushte te renda kishin deshire dhe nevoje per kalimin e kohes duke u marre me sport. Prandaj gjeten forma perkatese duke organizuar turne ne futboll te vogel neper bashkesite lokale te fshatit, e ne rradhe te pare nepermjet turneut tradicional "1 Maj" i cili organizohet cdo vit ne fshatin Bogovine te Tetoves
z. Alit Deari thot se kemi rini te shkelqyeshme me prirje dhe talent te madhe per futboll, te cilet me angazhim dhe lojen e tyre kontribuan shume ne rezultatet e arritura te Klubit, e ne kete drejtim i vecoi Fatmir Imerin, veteran i klubit, si dhe te rinjte tjere Agron Memedi, Sefedin Rexhepi, Xhengis Rexhepi,Zulqufli Jonuzi etj. Te gjitha keta, pershkak te gjendjes se luftes u detyruan ta leshojne karieren sportive e vazhduan ne klubet e rangjeve te ndryshme te vendeve tjera, ndersa pas luftes, nje numer i tyre jane anetare standard te klubeve kosovare. Ky klub, aktivitetin e vet e rifilloi me 10 prill te vitit 2001 nen udheheqjen e Daut Shasivarit. Bashkebiseduesi yne e potencon se ne fillim ishte mjaft veshtire, mirepo ne nderkohe lojtaret iu adaptuan kushteve te reja te punes.
Ne fund, z. Alit Deari thot se ky ekip premton per nje te ardhshme shume te mire, kuptohet me punen dhe angazhim te udheheqesise se klubit dhe te vete lojtareve. Lojtaret jane mjafte te rinje, prej moshes 18-27 vjecar. Ka plane qe brenda vitit te organizohet nje turne neper Tetove.

1 9 9 8
|

1 9 9 9
|

2 0 0 0
|
|
Heading5

K.F. "JEHONA"---K.F. "TEARCA ( 2-1 )
|
|
|
|
|
|