Shendeti

Shendeti

Home | Foto | Pershefca | Dashuria Forum | Te Ndryshme | Humor | Histori | Shendeti | Libri i Vizitoreve | Sport | Informatik | Muzik | Download | Fjal Te Urta | Kultura | Tetova | Profili
  
    

Mariuhana shkaterron kancerin ne shtaze

(sharri.cjb.net) - Kerkimet qe jane bere ne Madrid bejne te ditur se ata kane shkaterruar nje tumor te pasherueshem ne eksperiment duke perdorur kanabis. Malignant gliomas, nje kancer i cili shpejte mbyte tash per tash nuk ka ndonje trajtim mjekesor te sukseshem.
Marihuana ka nje efekt dramatik, duke i shkaterruar tumoret qe jane mjekuar per nje periode prel shtate diteve.Nje ekip i drejtuar nga Dr. Manuel Guzman nga Universiteti i Madridit tha: " Keto rezultate mund te permbajne hapat e pare per nje trajtim te ri mjekesore per disa kancere".

Rreziku i drogimit te femrat me i madh se tek djemt

Vajzat dhe grate e reja te cilat perdorin alkohol ose droge kane me shume gjasa qe te bejne vetevrasje se sa djemet dhe meshkujt e rinje thuhet ne baze te nje studimi. Vajzat gjithashtu mund te drogohen me shpejte se sa djemet, edhe pse perdorin sasi te njejte apo me te vogel nga substanca e njejte, njoftohet nga studimi i Universitetit te Kolumbias. Ne mesin e pjesmarresve ne kete studim ishin edhe Columba Bush, gruaja e Jeb Bush guvernator i Florid-es dhe kunata e presidentit George W. Bush vajza e saj dhe shume te tjere te cilet percillen nga ligji per perdorim te drogave."Programet parandaluese - shumicen e rasteve jane zhvilluara pa kujdes mbi dy gjinite duke pasur fjalen per gjinine femerore, mijera vajza dhe gra te reja bien nen ndikimin e droges" thote Joseph Califano kryetar i Universitetit te Kolumbias njeherit edhe drejtues i studimit. Studimi, i cili perfshin moshat nga adoleshenca e hereshme deri ne 22 vite, zbuloi, per shembull, se vajzat jane ne rrezik te madhe nese jane ne depresion, te stresuara, ose viktima te abuzimit fizik apo seksual. Vajzat te cilat kane crregullim ne ushqim gjithashtu jane ne rrezik te madh, si vajzat te cilat fillojne pubertetin heret ose familjet e te cilave zhvendosen shpesh. Zbulimi gjithashtu tregon nje lidhje te mundshme ne mes konsumimit te kafes dhe abuzimit te droges.Vajzat dhe grate te cilat pijne kafe jane te ngjajshme si edhe ato te cilat konsumojne alkohol dhe cigare, dhe te gjitha fillojne qe t'i perdorin qysh ne moshe te re. Ne mes te ligjevenesve ne udhesues ishte senatorja Hillary Rodham Clinton, Demokrate e New York-ut, e cila ka propozuar nxjerrjen e ligjeve kunder rritjes te problemit te abuzimit legal te drogave me recete duke perfshire barerat kunder dhimbjeve, stimuluesit dhe qetesuesit.

DY VRASESIT E NGADALSHEM (duhani dhe alkooli)

Kudo qe te shkojme , kudo qe te jemi duhani eshte bere prezent, permanent dhe i pranishem ne shoqerine tone, nje shok i keq , i bezdisshem, por mbi te gjitha i rrezikshem. Jo rralle ndodh me ato qe shkojne ne pune, ta fillojne diten me kafe, cigare dhe nje teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerez te punsuar, apo jo, te vjeter ose te rinj mbushin lokalet nderkohe qe duhani eshte shoqeruesi i perhershem, dhe ne te shumten e reasteve edhe alkooli, ku pija e preferuar eshte sipas thellesise se xhepit, si: raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe c`eshte me e keqja deri dje, keto dy vese ishin pergjithesisht prone e meshkujve,por qe pas viteve te `90, perdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi te rritej ne menyre te frikeshme,sa sot ne vendin tone, ashtu edhe ne bote statistikat flasin per nje barazim te perdorimit midis dy gjinive .
Po t`i pyesesh njerezit per demet qe sjellin keto dy vese (pirja e duhanit dhe alkoolit ) ne pergjithesi ato te pergjigjen, se i dine demet, por prape vazhojne te pijne duhan edhe alkool.

Duhani dhe demet

Duhani gjate djegjes cliron 4 mije lende, qe nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pergjegjes kryesor per vrasesin nga duhani dhe demtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me perberje benzopireni, kobalti radioaktiv, qe jane nder shkaktaret e kancerit te mushkrive. Ne qofte se do te bejme nje liste te demeve qe shkaktohen drejtperdrejt nga duhani, ato qe influencohen apo rendohen prej tij, ajo do te jete teper e gjate, por le te perqendrohemi mbi demet kryesore. Duhani eshte pergjegjes per te ashtuquajturen "epidemi" te kancerit te mushkrive, sidomos ne gjysmen e dyte te shekullit XX-te, duke cuar kete kancer ne numrin nje te vdekshmerise se kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkrive nuk ka rol paresor ne vdekshmerine, por rreziku prej tij, eshte rritur cdo 10-vjecar me rritjen e perdorimit te tij prej femrave. Eshte vertetuar se per cdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te piresit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptonat e kancerit eshte rreth 50-60 vjece dhe prej saj njeriu mund te perfundoje edhe ne nje nderhyrje te mundshme kirurgjike. Por, sic e thame edhe me siper duhani shkakton nje liste te gjate demesh. I ashtuquajturi bronshik azmatik shpeshhere e ka pikenisjen nga duhani. Personat, qe kur gdhihen ne mengjes, puna e pare qe bejne fillojne te kolliten dhe nxjerrin nga goja gelbaze ne sasira mesatare. Te personat qe nuk pijne duhan mushkerite me ane te sistemit ciliar (qelizat me "qime"), vetepastrohet gjate gjithe dites, gje qe duhanpiresit nuk munden ta bejne kur sistemi i tyre ciliar ka dale jashte funksionit dhe mushkrite nuk jane ne gjendje ta nxjerrin gelbazen. Jane keta persona qe semuren me shpesh nga infeksionet pulmonare.Por, demet me te medha shkaktohen ne sistemin kardiovaskular te gjakut.
Duhani mbahet si nje nga faktoret kryesore ne demet Arteriosklerotike te vazove (ngushtimi i eneve te gjakut) qe ne vetvete shkakton semundje iskemike te zemres, infraktin e zemres demtimin e sistemit nervor, si dhe te shume organeve te tjera. Eshte vertetuar se semundjet iskemike jane te pranishme 3.4 per mije, tek ata qe nuk pijne duhan dhe 7.4 mije tek ata qe pijne duhan. Tek ata qe pijne 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepert i duhanit shton rrezikun per vdekje te papritur. Monooksidi i duhanit, nje nga perberesit e tymit, pakeson oksigjenin ne gjak, nderkohe qe nikotina nje nga perberesit e duhanit shton punen e zemres dhe te dyja shpetojne formimin e trombit (mpiksje gjaku) qe ngushton dhe bllokon anet e gjoksit. Ata qe jane konsumatore te duhanit, referojne qe e kane te pamundur per ta lene ate. Kjo eshte pjeserisht e vertete. Nikotina nje nga perberesit e duhanit zevendeson Acetin-Klinen, nje perberes qe ka rolin percjelles te impulsit nervor ne sinops (pjese e sistemit nervor qendror dhe atij periferik). Organizmit, pas lenjes se duhanit i duhet nje periudhe prej 40 ditesh qe te prodhoje sasine e duhur te Acetil-Kolines. Gjate kesaj kohe ish-duhanpiresve i eshte stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma me e vogel, kane pergjumesi etj. Por, te gjitha keto veshtiresi kalohen me pak vullnet dhe kembengulje. Pirja e duhanit i shkakton deme edhe aparatit tretes. Keshtu duhani jep rrezik te larte per karcinomen e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1ne raport me popullsine jo-duhanpirese. Duhani, duke kontribuar ne vazokonstruksionin (ngushtimin) e eneve te gjakut te stomakut rrit perqindjen per ulceranin e stomakut, nderkohe qe rritet 2,7 here rreziku per kancer-stomakun.

Alkooli dhe demet

Pervec duhanit nje ves tjeter i demshem eshte edhe alkooli. Edhe ky ves eshte shkaktar i nje vargu te gjere semundjesh duke filluar qe nga aparati tretes, melcia, pankreasi e deri ne demtime te pakthyeshme te sistemit nervor qendror. Ne melci alkooli i konsumuar shkakton demtime te qelizave hapatike, demtim qe progreson ne kohe dhe qe varet nga doza e konsumuar per dite dhe nga vecorite fiziologjike te individit. Keshtu eshte vertetuar se sasia e rrezikshme alkoolit eshte ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik alkooli qe permban pije dehese), ndersa perdorimi 100-150 gr. alkool ne dite, con brenda nje periudhe 10-vjecare ne ceroze. Nga ana tjeter eshte vertetuar edhe shkencerisht se per shkak te fiziologjise femrat demtohen shume me shpejt se meshkujt per te njejten sasi alkooli te konsumuar. Njerezit qe pijne prej vitesh alkool, qe nuk ndjejne as gje papritur nje dite gjenden para nje fakti te hidhur, melcia e tyre ka marre fund, eshte kthyer ne nje melci cerotike, ose kane shqetesime te lehta qe nuk ja vene veshin, por bukur mire ata bejne puthjen e pare me vdekjen. Edhe pankreasi peson demtime nga alkooli. Perdorimi i zgjatur i alkoolit e demton ne menyre kronike pankreasin deri ne ate shkalle sa ai nuk arrin te sekretoje sasine e duhur te enzimeve per te kryer te plote procesin e tretjes se ushqimeve. Eshte vertetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) ne dite predispozon per demtime, ndersa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200ml) apo 2 litra birre per nje periudhe 6-12 vjet jep ne menyre te sigurt demtime te pankreasit. Konsumimi per nje kohe te shkurter i nje sasie te madhe pijesh alkoolike rrezikon per pankretit akut qe mund te coje deri ne rrezikimin e jetes se personit ne fjale. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e te dehurit, ne te cilen sistemin nervor qendror nuk arrin te kontrolloje veprimet e vullnetshme, apo te pavullnetshme te personit ne fjale. Por, demi me i madh vjen nga perdorimi afatgjate. Eshte vertetuar se per cdo 1 liter alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, te parikthyeshme te trurit. Keshtu qe perdoruesit kronike te alkoolit, me kohe e cojne personin drejt demences (shizofreni, marrezi), degjenerimit mendor (matufjepjes) etj. Pra, alkooli demton pa perjashtim te gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.

Lufta kunder ketyre veseve

Sot, bota aplikon lloj-lloj strategjish per te luftuar perdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojne sasi te medha parash per reklama kundra tyre, nxjerr ligje per mosperdorimin e duhanit ne vende publike, apo per mos perdorimin e alkoolit perpara moshes 21-vjec, krijon te ashtuquajturat Dite Botrore kundra duhanit, sic eshte ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundra alkoolit etj. Por, c`ndodh ne te vertete? Sa me shume shpenzohen para neper reklama kundra duhanit, aq me shume rritet perdorimi i tij. Duhani dhe alkooli nuk jane te demshem per shendetin e perdoruesve, por edhe per xhepin e tyre. E sa shpenzohen para ne duhan e alkool? Gjithashtu, duhanpiresit i bejne dem edhe personave qe gjenden rreth tyre. Bashkshortja e nje duhanpiresi eshte 30% me e rrezikuar per kancer se ajo, e vete nje duhanpiresi etj. Ndersa, femrat jane me te predispozuara qe t`u demtohen kordat zanore nga perdorimi i duhanit dhe i alkoolit, thene shkurt iu trashet zeri. Koheve te fundit eshte lansuar edhe bari amerikan kunder duhanit. Sipas hulumtimeve, me ndihmen e ketij preparati gjysma e duhanxhinjeve do te kene sukses ne nderprerjen e duhanit, ndersa nje e treta e tyre nuk do ti kthehen brenda nje viti. Kuptohet se, duhet pasur parasysh se ai eshte vetem bare, por jo cudi. Per lenien e ketyre dy veseve (duhanit dhe alkoolit) do t`iu ndihmoje vetem ajo nese jeni absolutisht te sigurte se keto dy vese, do t`i takojne se kaluares.
 

Perdorimi i tepert i kripes shkurton jetegjatesine

Shkenctaret Amerikan nga Universiteti Maryland pohojne se cdo vit mund te shpetohen 150.000 jete njerzish nese industria ushqimore do te zvogloje sasine e kripes e cila i shtohet ushqimit.
Kripa ka ndikim direkt ne tensionin e gjakut i cili eshte i lidhur me nje spekter te gjere semundjesh. Shume probleme shendetsore mund te parandalohen kur prodhuesit e ushqimeve ne 10 vitet e ardhshme ne prodhimet e tyre do te pergjysmojne perdorimin e kripes, pohojne keta shkenctare Amerikan.
Ata vlersojne se ne kete rast per 20% do te zvoglohet numri i te semureve nga tensioni i larte i gjakut, per 14% do te zvoglohet numri i vdekjeve nga sulmi ne zemer, kurse numri i pergjithshem i vdekjeve do te zvoglohet per 7%.
Edhe pse keta shkenctare japin sasine prej 2.4 gram ne dite, Amerikanet perdorin mesatarisht rreth 4 gram kripe ne dite.

Antraksi-bakteri qe tronditi boten

Antraksi (Bacillus anthracis) ose plasja eshte njebacil qe prodhon spore qe rezistojne edhe me kalimin e viteve ne mjedisin e jashtem.E ka marre emrin plasje nga ngjyra e erret, gati e zeze e njollave qe ai provokon tek te infektuarit.Mikroorganizmat jane te dy llojeve,sferike(ose ndryshe sy) dhe cilindrike(bacile).
Bacilet kane forma te tjera dhe dy prej tyre janeantraksi dhe cingeli. Embrionet zene vend ne lekuren e kafsheve dhe mund ta transmetojne semundjen tek njeriu ne formen e semundjes se lekures.
Ne vitin 1881,Louis Pasteur arriti te zbuse efektin e bacilit antraks(nga I cili vdiq edhe Karl Marks) dhe shpiku vaksinen qe mban emrin e tij,Pasteur.Kjo shpikje shenoi fillimin e luftes ndaj semundjeve epidemike.
Antraksi mund te perdoret ne formen e tij origjinale ose te perpunohet ne laborator.Mund te manipulohet adn-ja e tij dhe te behet rezistente ndaj antibiotikeve,pra ti beje ata te paefektshem.
Sporet sapo hyjne ne organizem,transformohen ne bakterie qe shumefishohen dhe prodhojne toksine.Kjo hyn ne qarkullimdhe eshte pergjegjese per problemet me te renda qe shkaktohen ne organizem,sepse vret makrofaget ,celulat e sistemit unitar qe luftojne agresionet e jashtme.
Me e rrezikshmja eshte plasja e mushkerive.Jane te pakten 8-10 mije spore te plasjes qe arrijne ne mushkeri.Vdekshmeria varet nga doza,por edhe madhesia e sporeve:sa me mikroskopike ,aq me thelle ato depertojne ne organizem.Kjo eshte forma me e rralle e semundjes.Kur sporet hyjne ne mushkeri lokalizohen aty dhe prodhojne toksinen, e cila hyn ne qarkullimin e gjakut dhe shkakton hemoragji.Simptomat jane te ngjashme me gripin.Ne rast se nuk mjekohet ,vdekshmeria eshte 90-100 per qind , ne rastin kur e merr ndihmen e shpejte dhe kurohet sakte,vdekshmeria mund te zbrese ne 10 per qind.Ne keto raste virusi e humbet edhe percjellshmerine. Rreth 90 per qind te rasteve antraksi prek lekuren.Nese kurohet mire ,vdekshmeria nuk eshte me shume se 1 per qind.Ne mungese terapie ,vdekshmeria shkon deri ne 25 per qind. Semundja zhvillohet nga nje jave deri ne 60 dite nga infektimi.Simptomat shfaqen 1-6 dite pas prekjes. Gastro-intestinale(qe prek stomakun dhe zorret ) hyn ne organizem nepermjet ngrenies se mishit te kafshes .Provokon ethe,lodhje ,shkakton ulcer ,demton stomakun dhe zorret .Vdekshmeria 25-60 per qind. Nese rastesisht e hapni nje zarf me antraks, mos prekni syte dhe fytyren.Lajini duart mire me sapun dhe ferkojini gjate.Mos lejoni pluhurin te hapet ne mjedis.Mbylleni hermetikisht dhomen ku eshte hapur.Te gjithe personat e pranishem ne ate moment duhet ti nenshtrohen kontrollit .Lajmeroni policine.
Te gjithe embrioneve qe provokojne plasjen I pergjigjen antibiotiket.Jo vetem ciprofloksacina ,antibiotiku I krijuar per kete qellim , por edhe dozicilina, penicilina, eritromicina, kloramfenikoli,tetraciklina e shume te tjere .Praktikisht ,ne natyre nuk ka embrione rezistente ndaj antibiotikeve.
Eksiston dhe vaksina antiantraks qe aplikohet ne tre faza ,me distance pas 6,12 dhe 18 muajsh.Pak persona jane te vaksinuar dhe mungon nje fushate per vaksinimin e popullsise.
Antraksi eshte perdorur si arme dhe jane pare edhe rezultatet tragjike te disa eksperimenteve:
KINE- - -ne 1937 shkencetaret e ushtrise japoneze perdoren rober kinez per eksperimente.Vdiqen me shume se njemije persona ,si I provave te bera me atraks mortaje dhe kolere
ANGLI- - -anglezet zhvilluan eksperimente me antraks ne vitet 40 ne ishullin Gruinald,duke perdorur kafshet .Ishulli u mbajt I izoluar deri ne vitin 1990,kur nuk paraqiste me rrezik.
BASHKIMI SOVJETIK- - -ne 1979 ,svderlovsk .Dalja e me pak se nje grami sporesh te antraksit nga nje depozite ushtarake shkaktoi vdekjen sipas te dhenave zyrtare te 70 personave,por sipas burimeve josovjetike viktimat ishin me shume se 1000.
IRAK - - -gjate luftes se Kuvajtit ,SHBA -ja vaksinoi mijera ushtare.Zbulimet mbi armet biologjike irakiene kane sinjalizuar qe Bagdati ka prodhuar 18 000 litra spore antraksi.

Disa keshilla te shkurtera mbi shendetin

Kujdes nga paracetamoli..-Shume tableta qe disa i gelltisin me shumice kunder kokedhembjeve, per qetesimin e dhembjes se dhembit dhe dhembjeve tjera permbajne paracetamol. Ky analgetik, mjaft mire e zavendeson aspirinen dhe eshte i pershtatshem per personat qe kane te thate ne lukth dhe per ata te te cilet here pas here paraqitet gjakredhja ne lukth. Por kujdes ! Paracetamoli demton veshkat. Keshtu, ata qe e shfrytezojne kane mundesi tri here me shume te semuren nga veshkat se ata qe nuk e perdorin barera qe nuk kane paracetamol.
Jogurti. Me sukses mund te evitoje barkqitjen tek femijet. Bakteret ¡mike¡ te jogurtit dhe prodhimeve te tjera qumshtore mund te pakesojne numrin e viruseve.
RRAHJET E SHPESHTA TE ZEMRES. -Keni kujdes – pas pirjes se disa kafeve me radhe ndjeni rrahje te shpeshta te zemres, eshte mire qe te kontrollohet melqia. Ne rastet kur keni probleme me funksionimin e melqise, kofeini i kafese grumbullohet ne gjak dhe keshtu fillojne te rrahurat e shpeshta te zemres.
MUNGESA E VITAMINES A. -Mungesa e vitamines A shkakton shkurtpamesi dhe verbimin e nates. Andaj, pos te tjerash hani majdanoz te freesket i cili eshte i pasur me vitaminen A, por permban edhe kalcium te nevojshem per elasticitetin e muskulatures se syve. Gjysem filxhani majdanoz ploteson nevojen ditore te organizmit me vitamine A.
LENDIMET -Plaget e ndotura lani me uje te ftohte e pastaj dezinfektoni me jod odr etil-alkool. Gerithjet e vogla mos i lidhni. Ato me mire sherohen ne ajer. Plaget pakez me te medha dhe ato qe ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashe. Nderoni cdo 24 ore. Flasterin do ta shkapni me lehte nga plaga nese kendet e tij me pare i keni lyer me benzine per heqjen e njollave. Per plage te renda duhet drejtuar mjekut. Neese vaksina e fundit kunder tetanusit eshte dhene para 5 vjeteve ajo dhet perseritur.

Per Cdo Kritike, Rekomandim, Problem Apo Ndonje Link Qe Nuk Punon Si Duhet Ju Lutem Me Shkruani Ne E-mail: bullo_@msn.com Bujar Esati

 


Ju Falemenderojme Per Viziten e Keti Web Site...www.sharri.cjb.net